Rreth biznesit GE-JD AESTHETICS
Ofron
GEJD AESTHETICS ka filluar aktivitetin e saj në fillim të vitit 2024. 
- Ky biznes lindi për shkak se vetë kam patur probleme me puçrat në fytyrë për më shumë se 10 vite, duke vajtur nga një qendër estetike në tjetrën.
 - Si përfundim, vendosa të mësoj dhe të studioj për këtë profesion për të gjetur zgjidhjen për veten time.
 - Kjo solli si rezultat që të dashurohem me këtë profesion dhe të lë profesionin që kam ushtruar si ekonomiste për disa vite.
 - Tre shtyllat kryesore që e mbështes suksesin e GEJD AESTHETICS janë, produktet cilësore, pasioni imi për estetikën dhe te rezultati që kanë dhënë në lëkurën e fytyrës time dhe te të gjitha ato që i kanë provuar shërbimet tona.
 - Unë punoj me pasion për zgjidhjen e problemit me çdo kliente, njësoj sikur të ishte problemi im.
 - Sepse atë lloj shërbimi që e kam kërkuar për 10 vite tek estetikat e tjera dhe nuk e gjeta, ato do t'a gjejnë te GEJD AESTHETICS.
 - Qëllimi i GEJD AESTHETICS është që klienti të ngelet i kënaqur nga rezultati jo thjesht nga shërbimi.
 - Vizioni i GEJD AESTHETICS është që në të ardhmen të shtojmë stafin dhe të njihemi si qendra e estetikës që i shëron 100% problemet, jo që thjesht i kuron.
 - Një nga parimet e GEJD AESTHETICS do të jetë bamirësia.
 - Një pjesë nga të ardhurat, do të jepen për bamirësi te fëmijët dhe njerzit në nevojë, pasi kjo është e vetmja gjë që më sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore.
 
Slogani jonë: Jo thjesht kurim por shërim 100% - Not just cure but 100% healing
Këto janë shërbimet kryesore që ne ofrojme:
- Trajtime fytyre
 - Dermapen
 - Trajtim antirrudhë, Fije kolagjeni
 - Multifunksional trajtues fytyre 7 në 1
 - Zvogëlim i poreve me vakum
 - Frekuencë e lartë, antiakne
 - Sferat e kristalta, relaksues
 - Skin skrab pastrues ultrasonik
 - Maska led 7 ngjyra
 - Peeling kimik
 - Pastrim i thjeshtë
 - Pastrim i thellë
 - Anticelulit, tonifikim trupi
 - Ngritje vithesh, me kupa vakumi
 - Trajtim i vitheve me vakum
 - Anticelulit për gjithë trupin me vakum.
 - Laminim vetull natyral + lyerje + pastrim
 - Laminim qerpiku natyral + lyerje
 - Depilime
 - Thonj me xhel
 
Adresa: Mbrapa shkollës Vsil Shanto, ish kesh-i, Tiranë
 Kontaktet tona
- Emri i biznesit:
 - NIPT:
 - Administratori:
 - Telefoni-Mob:
 - Email:
 
- GE-JD AESTHETICS
 - M02122007B
 - Panairi Online SHPK
 - +355692758743
 - [email protected]
 
- Website:
 - Adresa:
 - Qyteti:
 - Shteti:
 - Orari i Punës:
 
- gejdaesthetics.site.al
 - Rruga e Durrsit
 - Tiranë
 - Shqiperia
 - Nga Ora 09:00 deri në 20:00