Plastika e syrit (Okuloplastika)
Kirurgji plastike dhe rikonstruktive e specializuar për kapakët e syve, orbitën, sistemin lakrimal dhe strukturat fytyrore përreth, për arsye si patologjike ashtu edhe estetike.

Çfarë ofron ky shërbim?
Shërbim Okulistik
Kirurgjia plastike e syrit, e njohur si okuloplastika, është fusha e specializuar që bashkon okulistikën me kirurgjinë plastike dhe rikonstruktive. Kapakët e syve dhe zonat përreth janë struktura tepër delikate dhe komplekse, vitale për mbrojtjen e syrit dhe shumë të rëndësishme për pamjen normale të fytyrës. Okuloplastika trajton deformimet dhe çrregullimet e kapakëve, sistemit lakrimal (lotit), orbitës (kavitetit kockor përreth syrit) dhe strukturave fytyrore përreth. Mund të kryhet për arsye patologjike, si pasojë e sëmundjeve apo traumave, por edhe estetike, për pacientët që dëshirojnë të eliminojnë rrudhat e tepërta dhe qeskat që i japin syve pamje të lodhur, duke plakur fizionominë e fytyrës dhe ndonjëherë duke ndikuar edhe në shikim.
Pse të Zgjidhni Këtë Shërbim?
Okuloplastika ofron zgjidhje të personalizuara si për problemet funksionale ashtu edhe ato estetike.
Ndërhyrjet funksionale rivendosin pozicionin normal të kapakëve dhe rrugëve lotore, duke eleminuar pengesa në shikim dhe diskomfortin kronik.
Ndërhyrjet estetike, si blefaroplastika, heqin lëkurën dhe dhjamin e tepërt, duke rifreskuar pamjen e fytyrës me rezultate natyrale.
Teknikat moderne mundësojnë prerje minimale, cicatrice diskrete dhe rikuperim të shpejtë, me planifikim individual për çdo pacient.

Syri para procedurës (lëkurë e varur / qese dhjamore)

Heqja e lëkurës së tepërt dhe e qeseve dhjamore

Mbyllja e incizionit me qepje të imta

Pamje pas procedurës (rezultat natyral dhe funksional)
Si Zhvillohet Trajtimi?
Pas konsultës fillestare dhe dokumentimit fotografik, planifikohet ndërhyrja e personalizuar.
Procedurat kryhen zakonisht nën anestezi lokale me sedacion ose anestezi të përgjithshme sipas rastit.
Okuloplastika mbulon një gamë të gjerë ndërhyrjesh: Blefaroplastika: heqja e lëkurës dhe dhjamit të tepërt për korrigjimin e qeskave poshtë syve dhe kapakëve të rënë.
Riparimi i ptozës: korrigjimi i rënies së kapakut të sipërm.
Riparimi i entropionit: korrigjimi i kapakut të kthyer brenda.
Riparimi i ektropionit: korrigjimi i kapakut të kthyer jashtë.
Korrigjimi i trichiasis: riorientimi i qerpikëve të drejtuar drejt syrit.
Probleme të sistemit lakrimal: stenoza e punktumeve, obstruksion kanalikular dhe obstruksion i duktusit nazolakrimal.
Heqja e lezioneve të kapakëve dhe biopsi.
Rikonstruktim i kapakëve pas traumave ose kirurgjive.
Tarsorafia: ngjitja kirurgjikale e kapakëve.
Enukleacion: heqja e syrit; eviscerim: heqja e përmbajtjes së syrit.
Blepharospasm: trajtimi i mbylljes së forcuar dhe jo të vullnetshme të kapakëve.
Chalazion / hordeolum: lezioni granulomatoz i gjëndrrës Meibom dhe infeksioni i gjëndrrës së Zeiss.
Epiblepharon: palosja e jashtme e kongjenitur e kapakut të poshtëm.
Kujdesi i detajuar postoperator përfshin udhëzime specifike dhe ndjekje të rregullt për çdo pacient.
Jeni të Interesuar për Këtë Shërbim?
Rezervoni një konsultë me ekipin tonë specialist për të diskutuar opsionet tuaja të trajtimit.
Rezervo Vizitën Tani